Lajme

Tronditëse/ I shërbente pacientëve me koronavirus, infermierja në Itali i jep fund jetës

Posted on

Një infermiere në Itali i ka dhënë fund jetës duke u hedhur në lumin Cortellazzo, në Venecia. 49-vjeçarja punonte në spitalin Jesolo dhe kujdesej për pacientët me Koronavirus.

Mediat italiane shkruajnë se dy ditët e fundit ajo kishte qëndruar në shtëpi sepse kishte ethe. Infermierja kishte bërë dhe testin, por rezultatet nuk kishin dalë ende.

“Ajo ishte e përkushtuar në punë, një person i pazëvendësueshëm për kolegët dhe për spitalin”, tha drejtori i spitalit, Carlo Bramezza.

Infermierja me inicialet S.L, kishte punuar në spital që prej vitit 1991 në departamentin e Kirurgjisë. Disa ditë më parë ajo u ofrua që të punonte në departamentin e sëmundjeve infektive, ku ishin shtruar 25 pacientë me koronavirus.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte