Arrestimi dhe lirimi më pas i Henri Çilit, që njihet si pedagog, botues dhe pronar i Universiteti Europian të Tiranës bëri bujë të madhe.
Kujtojmë këtu se Çili u arrestuar për llogari të policisë e Gjirokastrës me akuzën për korrupsion të organeve të drejtësisë.
Por ai u la i lirë shumë shpejt dhe nuk shkoi më në qeli. Për të u dha nga gjykata masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Sipas ‘shqip info’ ky lajm i ka gëzuar shumë miqtë e Henri Çilit të cilët kanë festuar në Përmet me verë që kushton 500 euro një shishe.
Analisti Besard Kadia, i cili njihet si mbështetës i Çilit ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale një foto. Në këtë foto dallohet kutia e verës “Luce”.
Krahas kësaj fotos ai ka shkruar:
Në Përmet.
E mesa duket lirimi i Henri Çilit i ka gëzuar shumë miqtë e tij dhe kanë festuar po shumë për këtë.