Lajme

U bë motër: Vajza e Miriamit dhe Albanit mirëpret vëllain me dhuratën e ëmbël

Posted on

Ditën e djeshme, Miriami dhe Albani u bënë prindër për herë të dytë. Miriami solli në jetë një djalë duke e bërë Amelinë me vëlla. Çifti i vendosën vogëlushit emrin e veçantë Duam, si titulli i këngës së tyre.

Mëngjesin e sotëm, Ameli ka shkuar të vizitojë vëllain dhe i ka dërguar një dhuratë shumë të bukur. Në foton e postuar nga Miriami, shihet se në shtratin e vogëlushit është një tollumbac bojëqielli ku shkruhet: “Me shumë dashuri motra jote Ameli”.

“Mirëmëngjes Botë. Mbusha një dite! Mëngjesin e tij të parë Duami u zgjua i qetë, i buzëqeshur dhe i përkëdhelur nga dashuria që e rrethon”, shkruan Miriami.

Miriami dhe Albani treguan se emri i vogëlushit është shumë i veçantë jo vetëm sepse është titulli i këngës së tyre, por edhe inicialet e emrave të tyre si prindër janë në mes të bashkimit të dy emrave të vogëlushëve DU-AM-ELI, si një shtyllë ku ata mund të mbështeten gjithmonë.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte