Lajme

U ndje një zhurmë e fortë dhe toka u dridh, momenti kur meteori shpërthen mbi qiellin e Kroacisë

Një meteor ka kaluar ditën e sotme mbi qiellin kroat.

Meteori shpërtheu pasi hyri në atmosferë, duke lënë gjurmë tymi pas.

Siç shihet dhe në videon e bërë virale në rrjet, meteori “sulet” drejt Tokës me shpejtësi të madhe, por sapo hyn në atmosferë, ai digjet.

Videoja është filmuar në Istria të Kroacisë, paraditen e sotme, rreth orës 10:30.

Mediat kroate raportojnë se në disa qytete është ndjerë një zhurmë e fortë dhe ka raportime se ky moment u shoqërua me dridhje të forta.

Fillimisht u mendua se ishte tërmet, por më pas u shpërndanë pamjet e kapura nga qytetarë të ndryshëm, që tregonin shpërthimin e meteorit.

Madje edhe EMSC njoftoi në aplikacionin e saj se në Kroaci mund të ketë pasur lëkundje tërmeti.

Instituti Sizmologjik në Kroaci sqaroi se nuk ishte një tërmet, por tronditja e lehtë ndodhi për shkak të futjes në atmosferë të një meteori.

Deri më tani nuk ka raportimet për dëmtime apo persona të lë nduar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top