Leximi

Vetëm 10 minuta pasi kaloi testin e vozitjes, kinezi përfundon me veturën e tij të re në ujë

Një burri në Kinë i janë dashur vetëm 10 minuta pasi kaloi testin e vozitjes, që veturën e re që e bleu të përfundojë me të në ujë.

I gëzuar se kishte kaluar me sukses testin e vozitjes, Zhang kishte vendosur ta bëjë një xhiro me veturën e tij të re – por një veprim i tillë i kushtoi shtrenjtë, transmeton Telegrafi.

Derisa po shikonte në telefon u shpërqendrua dhe humbi kontrollin mbi timonin, duke rënë nga ura në ujë, transmeton Telegrafi.

E pas publikimit të pamjeve, shumë komentues kanë kritikuar kinezin të cilin e quajtën me fat – pasi dikush tjetër mund ta pëson me jetë dhe e gjitha kjo u bë falë neglizhencës dhe dëshirës së madhe për t’i kontrolluar mesazhet, në telefon derisa ishte prapa timonit.

Për fat të mirë burri arriti të del me shpejtësi nga vetura, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë arritur ta nxjerrin me vinç veturën që pothuajse ishte zhytur e tëra në ujë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top