Lajme

Vu an nga leucemia akute, nëna 23-vjeçare ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Posted on

Romina Sherifi, është një vajzë 23-vjeçare nga Tirana, e cila ka nevojë për ndihmën e gjithë shqiptarëve.

Romina, e cila është edhe nënë e një foshnje 5-muajshe, vuan nga leucemia akute dhe ka nevojë për kurim jashtë vendit.

Kushërira e saj ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku i bën apel të gjithë shqiptarëve që të kontribuojnë me sa mundësi të kenë, për mundësimin e trajtimit të 23-vjeçares.

Romina duhet të përkujdesën edhe për vogëlushin e saj, i cili ka nevojë për të.
Kurimi i saj kushton deri në 250 mijë euro, dhe familjarët nuk kanë mundësi financiare për ta mbledhur këtë shumë.

E reja ndodhet e shtruar në QSUT.

Apeli i kushërirës:

Pershendetje joq desha te kerkoj ndihm nga te gjith shipetaret me sa kan mundesi te vejn doren ne zemer Romina sherifi 23 vjece ka nevoj per ndihm per kurim jasht vendit esht diagnostikuar me leucemi akute ka nje bebe 5 muajsh qe i cili ka nevoj per eren e nenes se tij te rriret afer nenes se tij ju lutem ju lutem ju lutem ju lutem shperndajeni Romina ka nevoj per ne kushdo nje ka mundesi te vej doren ne zemer te kontriboj me aq sa kan deshire zoti ju a shperbleft ne te mir. Une qe po ju shkruaj jam goca e tezes se saj. Romina eshte e shtruar te spitali nene tereza tek 6 katshi, ne katin e tret.
Edhe babai i saj, Agron Mehmeti, ka bërë një apel në llogarinë e tij në Facebook, ku kërkon ndihmën e të gjithëve atyre që kanë mundësi.

Apeli i babait:

Ju Lutem Shperndajeni sa me shume. Vajza ime ka nevoj urgjente. Ju lutem kush ka mundesi te kontribuoi me sa mundesi te keni ne te holla ne lek ju faleminderit

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte