Lajme

Xhenxhefili, përdorimi për migrenën, artritin, dhimbjet në stomak…

Posted on

Xhenxhefili, i cilësuar nga mjekësia kineze dhe Ayurveda si ‘erz shëruese’, ka një sërë përfitimesh shëndetësore të vërtetuara edhe nga shkenca. Ai nuk trajton vetëm të përzierat në mëngjes. Xhenxhefili mund të lehtësojë gjithashtu dhimbjet gjatë ciklit menstrual, të kokës, fryrjen e barkut etj.

Pjesa më e mirë: Si xhenxhefili i freskët ashtu edhe ai pluhur (që e gjeni në kabinetin e erëzave) ofrojnë këto përfitime shëndetësore, prandaj zgjidhni cilin të jetë më e përshtatshëm për ju.

Ja cilat janë 7 arsyet më bindëse përse xhenxhefili nuk duhet të mungojë në gatimet tuaja:

Forcon imunitetin

Xhenxhefili përmban disa përbërës kimikë të cilët luftojnë rhinoviruset (shkaktarët më të zakonshëm të ftohjes). Çaji i xhenxhefilit mund të lehtësojë gjithashtu kongjestionin dhe simptoma të tjera të ftohjes dhe gripit. Për më tepër, xhenxhefili është i pasur në antioksidues që forcojnë imunitetin dhe veprojnë si lehtësues natyralë të dhimbjeve dhe uljes së temperaturës.

Lehtëson dhimbjet e shkaktuara nga artriti

Ka disa të dhëna shkencore që tregojnë se xhenxhefili mund të jetë i dobishëm në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve dhe inflamacionin tek personat që vuajnë nga artriti. Kjo sepse xhenxhefili përmban xhinxherolë, substanca potente anti-inflamatore që mund të parandalojnë inflamacionin.

Gjatë një studimi të fundit, të publikuar tek revista ‘Arthritis & Rheumatology’, shkencëtarët zbuluan se ekstrakti i xhenxhefilit mund të lehtësojë simptomat e osteoartritit tek gjunjët.

Lehtëson dhimbjet e muskujve

Konsumoni xhenxhefil para se të shkoni në palestër. Studimet kanë treguar se xhenxhefili, që vepron si një lehtësues natyral i dhimbjeve dhe anti-inflamator, mund të lehtësojë dhimbjet e muskujve pas stërvitjes. Gjatë një studimi të publikuar tek ‘The Journal of Pain’, pjesëmarrësit që morën 2 gramë xhenxhefil në ditë (1 lugë gjelle xhenxhefil të freskët të copëtuar, ose ¾ lugë çaji xhenxhefil pluhur) kishin 24% më pak dhimbjet të muskujve të shkaktuara nga stërvitja, krahasuar me personat e tjerë që morën një ilaç tjetër. Atletët gjithashtu mund të përfitojnë nga xhenxhefili: Në një tjetër studim, atletët që morën xhenxhefil pluhur kishin më pak shenja të inflamacionit.

Lehtëson fryrjen në stomak

Mund ta dini që xhenxhefili largon të përzierat, megjithatë ky nuk është përfitimi i vetëm i xhenxhefilit për stomakut. Ai mund të lehtësojë gjithashtu edhe tretjen. Përbërësit tek xhenxhefili stimulojnë lëngjet gastrike dhe organet digjestive për të lehtësuar tretjen.

Ai përmban gjithashtu enzimën zingibain që zbërthen proteinat.

Lehtëson dhimbjet gjatë ciklit menstrual

“Përfitimi më i pabesueshëm i xhenxhefilit është se mund ta përdorni për të lehtësuar dhimbjet gjatë ciklit menstrual. Një studim i publikuar tek ‘Journal of Alternative and Complimentary Medicine’ tregon se xhenxhefili është po aq efikas sa ibuprofeni në lehtësimin e dhimbjeve gjatë ciklit menstrual.

Mund të luftojë edhe migrenën

Xhenxhefili mund të lehtësojë edhe dhimbjet e kokës të shkaktuara nga migrena. Sekreti mund të jetë tek aftësia e xhenxhefilit për të penguar sintezat prostaglandine (substanca kimike që shkakton dhimbjet), duke parandaluar ënjtjen e enëve të gjakut dhe ushtrimin e presionit. Një studim ka zbuluar se marrja e xhenxhefilit pluhur është po aq efikase sa trajtimi i migrenës me ilaçe. Për më tepër, xhenxhefili ndihmon në lehtësimin e të përzierave në stomak që shoqërojnë shpesh dhimbjet e kokës nga migrena.

Mund të forcojë kujtesën

Xhxnhefili mund të mbrojë trurin nga alcajmeri. Kjo sëmu ndje neurodegjenerative lidhet me depozitat ngjitëse të antigjeneve amiloid në tru. Studimet kanë treguar se xhenxhefili mund të mbrojë qelizat e trurit nga këto pllaka bakteriale, duke shtyrë fillimin dhe zhvillimin e sëmu ndjes.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte