Tre ditë më parë, modelja e cila kohë më parë u përfol për një lidhje me Robert Berishën, Xhesi deklaroi se ata kanë qenë të lidhur. Modelja shprehej se dëshiron që ata të rikthehen dhe do e dojë Robertin përgjithmonë.
Në një status tjetër Xhesi sqaronte se nuk ia prishi martesën Robertit pasi ai dhe ish-gruaja ishin ndarë me kohë. Por si ka reaguar Roberti pas deklaratës së modeles?
Duke qenë se këngëtari tregohet gjithnjë i sinqertë dhe nuk ngurron të flasë publikisht, siç ndodhi edhe me ndarjen nga Nora, prisnim ndonjë deklaratë nga ai. Por jo, këtë herë Roberti i ka habitur të gjithë dhe ka zgjedhur heshtjen.
Postimet e tij të fundit kanë qenë me vajzën, Reneen dhe njoftime për koncertet e rradhës. Madje në njërin prej koncerteve, ai do të këndojë bashkë me Norën.