Lajme
Zbulohen vendet ku janë ngritur karantinat në Shqipëri
Nuk janë më sekret, tanimë janë bërë të ditura edhe vendet ku janë vendosur karantinat në Shqipëri për personat që mund të diagnostikohen me koronavirus.
Lajmin e ka dhënë vetë Edi Rama pasi ka mbledhur selinë e qeverisë.
Ai ka thënë se karantinat do vendosen në dy vende.
Zona e parë është Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës, që do të përdoret për personat që vijnë nga vendet ku ka rënë sëmundja dhe vendi tjetër do të jetë spitali i Sanatoriumit.