CoVid-19
12-vjeçarja nga Belgjika humb jetën nga koronavirusi, doktori mezi mban lotët
Koronavirusi i ka marrë jetën një vajze 12-vjeçare në Belgjikë, raportojnë mediat e huaja. Vajza nga Brukseli bëhet viktima më e re e koronavirusit në Europë.
Lajmin për vdekjen e 12-vjeçares e dha zëdhënësi i qeverisë, doktori Emmanuel Andre i cili gjatë fjalimit mezi i mbajti lotët. “Vdekja e saj na tronditi”, tha Andre.
Vajza kishte pasur ethe për tre ditë para vdekjes dhe doli pozitive me Covid-19.
Pak ditë më parë Koronavirusi i mori jetën edhe një 14-vjeçari nga Portugalia dhe një adoleshente 16-vjeçare nga Franca.