Lajme

Greqia ndryshon ligjin mbi emigracionin. Ja se cfare perfitimesh do te kene Shqiptaret tashme

Edhe pse me vonesë, shteti helen ka ad.opt.uar udhëzimet e Komisionit Europian për lejet biometrike.

Emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi, e që kanë arritur të marrin ID biometrike të qëndrimit në këtë shtet, do të kenë mundësi të kenë disa të drejta të tjera.

Zbardhen të gjitha përfitimet që do të kenë shqiptarët që zotërojnë lejen unike të qëndrimit.

Kështu, do të ofrohet një trajtim i barabartë i punonjësve, të cilët do të gëzojnë të njëjtin trajtim me vendasit.

“Mbajtësit e lejes biometrike do të kenë të drejtën e hyrjes dhe qëndrimit në territorin grek si dhe qarkullimin e lirë, me kufizimet që parashikon ligji (zona të sigurisë, etj.); të drejtën për të ushtruar veprimtarinë për të cilën kanë marrë vizën hyrëse; kushtet e punësimit, përfshirë limitin minimal të moshës për punë, konditat e punës, përfshirë kushtet e pagës dhe të largimit nga puna, orarit të punës, të lejeve dhe ditëve të pushimit.

Si dhe kërkesat lidhur me shëndetin dhe sigurinë në vendin e punës; të drejtën për grevë dhe veprimtarinë sindikale, sipas legjislacionit kombëtar, lirinë e grumbullimit, të aderimit dhe pjesëmarrjes në shoqata punonjësish apo punëdhënësish apo çdo lloj shoqate profesionale.

Përfshirë avantazhet që ofrohen nga këto organizata ndërmjet të cilave të drejtën e negocimit dhe lidhjes së kontratave kolektive, të gjitha këto, me rezervën e dispozitave që lidhen me rendin publik dhe sigurinë publike”, – thuhet në nenin e ndryshuar 21A të Kodit të Emigracionit.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top