LAJMET E FUNDIT

Gjithmonë një hap para! Gjermania merr vendimin e rëndësishëm për “luftën” kundër COVID-19

Gjermania është një ndër shtetet që po menaxhon më së mirë situatën e koronavirusit të ri, COVID-19.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në WoldMeter, Gjermania ka 62,435 të infektuar nga COVID-19, dhe vetëm 541 viktima.

Së fundmi qeveria gjermane ka dhënë një lajm të mirë për shtetasit e saj pasi po planifikohet të testohen për koronavirusin 200,000 njerëz në ditë.

Gjermania ka marrë shembull nga Koroja e Jugut e cila me anë të testimit në masë ka mundur të ngadalësojë virusin.

Gjermania tashmë po teston më shumë se çdo vend tjetër evropian me një shpejtësi deri në 500,000 teste në javë, por planet e fundit do t’a dyfishojnë shifrën me shpresën për rezultate të shpejta kundër COVID-19.

COVID-19 ka shkaktuar më shumë se 30,000 viktima në të gjithë botën, ku 10, 000 prej tyre janë vetëm në Itali, shteti i kthyer në epiqëndrën e virusit në Evropë.

Burimi:Daily Mail| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top