CoVid-19
14 pacientë të tjerë shërohen nga Koronavirusi në Shqipëri
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur një lajm të mirë për të gjithë. 14 persona janë shëruar nga Koronavirusi në Shqipëri të enjten. “Lajm i mirë: 14 të shëruar sot! Deri tani 31 qytetarë janë të shëruar nga COVID-19”, shkruan ministrja në një postim në rrjete sociale.
Po ashtu dhe kryeministri Edi Rama e ka ndarë me të gjithë lajmin e gëzueshëm.