Lajme
‘2 mijë lekë kam në xhep, dritat mi kanë prerë’, invalidët e Alliasit protestojnë për kushtet eks treme
Invalidët në Allias tregojnë se jetojnë në kushte miz erable dhe për pasojë edhe kempi që marrin, nuk u del për asnjë shërbim në fund të muajit. Ata shprehen për Fax News se kërkojnë një ndihmë nga shteti pasi nuk po ia dalin dot.
Njëri prej tyre thekson se me asistencën që merr, nuk i shërben as për të paguar dritat dhe ujin. Më tutje, ai thotë se qeveria ia ka prerë dritat.
Gjithashtu, ai i bën apel për ndihmë kujtdo që ka mundësi, të vendosë dorën në zemër pasi thekson se jeton në kushte të vështira së bashku me motrën.
Invalidi shprehet:
Marr 105 mije lekë dhe nuk më del as për drita as për ujë dhe as për ushqim. 2 mijë lekë kam në xhep. Dritat mi kanë prerë. Siç e shikon vetë jamë invalid gjysëm i verbër. Pa lekë pa kushte. Kam pasur borxhe dhe kam përfunduar këtu ku jam sot. Kërkoj një ndihmë që dikush të më ndihmojë. Bukë thatë ha, kisha nevojë që të më ndihmonte njeri. Të vejë dorën në zemër. Jam me motrën. Unë kohën e kaloj me një të sëmur atje dhe ajo është shumë e sërmurë. Do ta vejë dorën ne zemër. Kush të dëshirojë të vejë dorën në zemër për ne. Unë nuk dua të gënjej.