Lajme

26-vjeçarja futet në sfidë me nënën e saj 51-vjeçare, konkurrojnë se kush i ka të pa smet më të bukura

Posted on

Jen Selter është një ndër gratë më të ndjekura në rrjetet sociale. Ajo është kthyer në një inspirim për gratë që duan të mbajnë trupin në formë dhe të kenë linja perfekte.

Në Instagram ajo ka rreth 13 milionë ndjekës që admirojnë bukurinë e saj. Selter është e fiksuar pas palestrës dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon aty.

Ajo publikon foto shpesh nga stërvitja e përditshme. Por 26-vjeçarja nuk është bërë lajm për këtë gjë këtë herë.

Jen është bërë lajm, pasi ka marrë përsipër të stërvisë edhe nënën e saj 51-vjeçare, madje edhe është futur në sfidë me këtë të fundit.

E themi këtë, pasi ajo ka filluar të postojë foto të sajat me nënën e saj, ku tregon të pas met e të dyjave dhe pyet se cila janë më të bukura.

Nga fotot mund të thuhet se nuk dallohet fare se kush është nëna e kush është e bija. E mesa duket përkushtimi i 26-vjeçares ndaj palestrës i ka dhënë frytet e veta.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte