Lajme

3 vite pas ‘Big Brother’, Olsi dhe Fiorentina përballen live: Pse më tradhëtove?

Posted on

Olsi dhe Fiorentina dikur ishin një nga çiftet më të komentuar të “Big Brother 9”, të transmetuar gjatë vitit 2017. Kanë kalur 3 vjet dhe ata ende sërish mbahen mend si një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku. Sot Olsi dhe Fiorentina nuk janë bashkë megjithatë janë përballur tek “E diell” live për të sqaruar çfarë ndodhi mes tyre.

Fiorentina e akuzoi Olsin se e ka tradhëtuar ndërsa Olsi u ankua se Fiorentina ishte shumë xheloze. Të pyetur nga Ervin Kurti nëse kanë menduar të rikthehen bashkë, dyshja lanë të kuptohej që jo.

Përballja e Olsit me Fiorentinën në “E diell”:

Fiorentina: Pse më ke gënjyer?
Olsi: S’të kam gënjyer
Fiorentina: Më ke gënjyer sepse ti ke thënë që s’do ndahemi kurrë dhe mes ne të dyve nuk do të ketë një të tretë dhe nuk e mbajte fjalën.
Olsi: Jetojmë në një vend që çfarë s’po shohim, po ndahet burri me gruan. Burri po martohet, gruaja po martohet. Nuk i thotë gruaja gjithmonë burrit ‘Të dua, të dua, të dua’. Edhe ti më ke kërkuar të të them të dua.

Fiorentina: Jo nuk e kam thënë.
Olsi: Unë do doja të më thoje ‘ik, dil bëj çfarë të duash’.
Fiorentina: Kur më doje aq fort, pse më ke tradhëtuar?

Olsi: Ku di gjë unë, kam qenë i vogël, jam 30 vjeç tani.
Ervin Kurti: Do e mendoje një rikthim me Fiorin nëse do ishte më pak xheloze?
Olsi: Jo. E ka të lindur xhelozinë. Ajo bëhej xheloze edhe për kamarieren
Ervin Kurti: E harruat njëri-tjetrin?
Fiorentina: Na ka ngelur respekti për njëri-tjetrin.
Ervin Kurti: Do riktheheni më bashkë apo jo?
Olsi: Po bëra dasmë do ta ftoj, po bëri dasmë ajo, po më ftoi, do t’i shkoj.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte