Lajme
6 vite së bashku, njihuni me partneren e Kuzgunit në jetën reale
Aktori me origjinë shqiptare, Baris Arduç, është bërë shumë i njohur për publikun shqiptar me rolet e tij në serialet e ndjekura turke si “Dashuri me qira” apo në serialin që po transmetohet aktualisht në Shqipëri “Kuzgun”, ku luan rolin e aktorit kryesor me të njëjtin emër, Kuzgun.
Baris është shumë i pëlqyer nga publiku, sidomos nga vajzat por vendi në zemrën e aktorit është i zënë prej kohësh. Ai është në në lidhje që prej 6 vitesh me aktoren turke, Gupse Ozay.
Dyshja së bashku kanë luajtur dhe në një komedi të titulluar “Deliha”, gjatë së cilës mendohet se kanë rënë në dashuri me njëri-tjetrin. Baris është 3 vite më i vogël se Gupse por mosha nuk është parë si problem nga çifti.
Aktorët janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe ndonëse në rrjetet e tyre sociale nuk publikojnë foto, ato janë parë dhe fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ndonëse Baris ka treguar se e do dhe e mbështet partneren e tij, fansat nuk e kanë pritur dhe aq mirë lidhjen e tyre.