Lajme

80-vjeçarja e ndan mendjen të martohet me 35-vjeçarin: Ai s’më do për paratë, ma ka vërtetuar

Posted on

Një pensioniste britanike 80-vjeçare ka në plan të martohet me të dashurin e saj egjiptian, edhe pse ai është vetëm 35 vjeç. Britanikja është dhjetë vite më e madhe se mamaja e egjiptianit.

Iris Jones ra në dashuri me Mohamed Ahmed Irbriham, pasi u njohën në Facebook. Pasioni e përfshiu menjëherë për egjiptianin e papunë dhe pas katër ditësh vendosën të martohen në Kajro, por nuk kishin letrat e duhura.

Irisi insiston se i dashuri i saj nuk e ka mendjen te paratë e saj. Ajo shton se qëllimi i tij nuk është pasaporta britanike.

Gruaja thotë:

Ai më ka thënë se është gati që ta tregojë këtë përmes një marrëveshje paramartesore”.

Vetëm pak orë pasi u takuan, ata bënë se  ks.

E moshuara shton:

M’u duk vetja sikur isha e vir gjër sërish. Nuk ishte e lehtë, por ishte shumë romantike. Kisha rreth katër dekada pa u prekur nga një mashkull, që kur jam ndarë nga im shoq.”

Për momentin ajo jeton me një pension. Ish-pastruesja ka në pronësi një shtëpi me vlerë 220 mijë sterlina. Mohamed thotë se nuk i interesojnë paratë. Sipas tij, lumturia nuk blihet me paratë.

Kjo romancë ka zemëruar djemtë e Irisit. Ata kanë paralajmëruar mamanë, por ajo u ka thënë se egjiptiani nuk është i fiksuar pas parave.

***

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte