Lajme
A Jeni Bërë Gati? Ja Moti Nga Nesër Bëhuni Gati (FOTO)
Natën mundësi për reshje të dobëta bore rreth viseve kodrinore-malore. Nga e dita e diel mot i butë me vranësira dhe diell
Një front i ftohtë në dobësim pritet të kalojë në lindje të rajonit, që mbi vendin tonë gjatë mbrëmjes dhe natën vende-vende mund të sjellë kushte për reshje shiu dhe bore, e përreth viseve kodrinore-malore reshje të dobëta bore, bën të ditur Prishtina Weather.Shërbimi i meteorologjisë njofton se “ky front i ftohtë do të sjellë masa më të freskëta ajrore, që do të zbresin lehtë temperaturat maksimale gjatë ditës së shtunë. Nga dita e diel vendi ynë do të dominohet nga fusha të presionit të lartë dhe rryma të ngrohta ajrore nga Mesdheu, që do të rrisin temperaturat ndjeshëm mbi vlera mesatare”.
Sipas PW, “vlerat e cilësisë së ajrit gjatë ditëve në vijim do të luhaten përreth vlerave mesatare, kohë pas kohe do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme. Të shtunën, për shkak të erës që pritet të fryjë paradite, cilësia e ajrit do të zbres edhe në vlera të mira”.
Parashikimi për periudhën 22-25 shkurt:
22.02 – Herët në mëngjes rreth viseve kodrinore-malore mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën vranësira dhe intervale me diell.
23.02 – Butë, pjesërisht vranët dhe intervale me diell. Në mëngjes ngrica.
23.02-24.02 – Të hënën butë, pjesërisht vranët. Ditën e martë butë, kryesisht me diell. Ditën vranësirat do të shtohen.
25.02 – Butë, vranësira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të luhaten nga -2C deri në 2C, ndërsa maksimalet të shtunën do të arrijnë deri në 7C, e nga dita e diel do të shënojnë rritje të theksuar deri në 15C.
Do të fryjë erë e mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 6-10m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale, e nga mesi i javës do pësojë rënie.