Lajme

“A kanë fëmijët e ministres për të ngrenë?”/ Thirrja prekëse e punëtorit të Ballshit: Ne i ushqejmë vetëm kur qajnë

Posted on

Naftëtarët e Ballshit janë duke protestuar sot për të disatën ditë, pasi prej shtatorit nuk kanë marrë pagat e tyre.

Protestuesit përveç pagës, kërkojnë dhe rifillimin e punës, pasi ajo është pezulluar. Nëse nuk bëhet diçka ata paralajmërojnë grevë urie.

Po ashtu, njëzëri naftëtarët kërkuan dhe pagesat e sigurimeve.
Deri më tani nuk dihet se si do të vijojë protesta e naftëtarëve si dhe çfarë zgjidhje do u jepet kërkesës së tyre.

Mësohet se ka pasur edhe tensione mes punëtorëve dhe përfaqësuesve të kompanisë tek hyrja kryesore e uzinës, pasi punëtorët nuk lejojnë futjen e autoboteve.
Ndërkohë puntorët shprehet se nuk kanë me çfarë ta mbajnë familjen dhe ajo është rroga e vetme që marrin.

Një nga naftëtarët shprehet:

Ne kemi mbetur jetim, kemi një deputet zone, e keni parë të vijë të bëjë një takim me ne, Ismet Beqiri, ka qenë edhe drejtues i uzinës, pse nuk ka kërkuar një interpelancë në media. Ne nuk presim reagimin e qeverisë, sepse fëmija po nuk qau për bukë nëna nuk i jep. Po I them ministres, ktheje veten në një nënë, në një prind, a kanë fëmijët e tu për të ngrenë, sepse Mallakastra sot është pa bukë. Kërkesa jonë është pagat e prapambetura dhe rikthim i punës. Nëse qeveria ka vullnet zgjidhja gjendet për 24 orë. A pyet kjo qeveri si jeton ky komunitet”

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte