Lajme

A preket Shqipërinë nga stuhia “Ciara”? Sinoptikania paralajmeron: Ja si do të ndikojë, të premten do të ketë…

Posted on

Moti i keq që parashikohet të prekë të gjithë vendin ditën e premte nuk do të jetë si pasojë e stuhisë “Ciara” që ka god itur Evropën me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, duke shënuar edhe vik tima.

Në një lidhje telefonike për “Neës24” sinoptikania Adiola Bani tha se reshjet e shiut do të arrijnë deri në nivel mesatar, ditën e premte. Ndërkohë, sipas parashikimit të sinoptikanes, stuhia “Ciara” do të ndikojë shumë pak te moti në vendin tonë, pikërisht ditën e premte, e cila për pasojë, do të sjellë një rënie temperaturash ditën e shtunë.

“Veni jonë do mbetet në periferi të kësaj stuhie, duke bërë që ne të kemi reshje shiu dhe dëbore në sasi shumë të pakta. Dita e premte do sjellë sasi më të konsiderueshme të reshjeve të shiut, me intensitet mesatar, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore. Stuhia “Ciara” na prek shumë pak. Te ne ndikon duke sjellë ditën e premte reshje shiu me intensitet mesatar, por jo në sasi të konsiderueshme, duke mos sjellë përmb ytje, pasi sasia e reshjeve nuk do të jetë shumë e madhe. Sa i përket temperaturave, deri të premten do të mbeten të larta, ndërsa e shtuna do sjellë rënie të temperaturave në mëngjes, që zbresin deri në -4 në zonat malore. Të premten do të ketë temperatura të larta, duke bërë që të mos kemi reshje dëbore”, tha sinoptikania Bani.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte