Rozë

Agnesa mohon lidhjen me miliarderin 57 vjeçar: Me familjen Sandesara po punoj për njohjen e Kosovës

Posted on

Bukuroshja dhe ish Miss Kosova 2003, Agnesa Vuthaj ka reaguar sot nda shkrimit të një media që e lidhin atë me një lidhje me një biznesmen miliarder indiane

Në një reagim të gjatë, bukuroshja Agnesa Vuthaj është munduar që të shpjegojë të gjitha ato gjëra që e lidhin atë me një biznesmen indian.

Ajo ka pranuar se punon për kompaninë e miliarderit të famshëm, por vetëm kaq, derisa ka mohuar lidhjet e saj me të.

Fillimisht ajo ka thënë se nuk e ka zakon që të reagojë në shkrime të mediave, por që kësaj radhe ka vendosur ta bëj të kundërtën. “Nuk kam reaguar asnjëherë për asnjë shkrim dashakeqës, as për ato shkrime që kanë sulmuar biznesin tim, e as ato që kanë shkelur privatesinë time pa fakte”, ka shkruar ajo që në fillim derisa ka theksuar se ende ndan respekt ndaj shumë gazetarëve dhe mediave të cilat e kanë përkrahur atë ndër vite e që sot e kanë kontaktuar atë.

Agnesa thotë se miliarderi për të cilin ajo punon nuk paguan “marketing” me kompenzim për të mos botuar lajme dhe se nuk jep ryshfete për të hequr ato lajme.

Ndërkohë, asaj duket se i ka mbetur hatri që është quajtur një “vajzë fshati”, për të cilën gjë ajo thotë se e pranon gjithmonë me krenari vendin nga vjen.

“Po, jam vajza nga fshati, e cila ka fituar kuroren e Miss-it të Kosovës e Shqipërisë dhe asnjëherë nuk e kam mohuar origjinen time, madje e kam cekur me krenari vendlindjen time, sepse jam rritur në një familje ku jam edukuar për vlerat e vërteta të njeriut e jo për ndasitë fshat – qytet, ndasitë fetare a racore”.

Tutje, Vuthaj thotë se tërë atë që e ka arritur deri me tani e ka arritur vetë, pa përkrahjen e një burri apo të dashuri. “Nuk jam shembull i vajzës që ka arritur në jetë nga përkrahja e të dashurit a burrit, kam punuar më shumë përkushtim e disiplinë që të krijoj vet çdo gjë që kam sot – jam shembull i vajzës selfmade e jo i vajzës që pret për princin e kaltër të ja shndërroj jetën:.

Agnesa e ka pranuar që punon për kompaninë e Sandesara, për të cilën gjë ajo thotë se ka fjalë të mira dhe se ajo është duke punuar bashkë me të për të punuar disa projekte në Kosovë e Shqipëri.

“E vërta është se punoj për kompaninë e miliard-dollarëshe me biznese në të gjithë botën dhe kam qenë ndërmjetësuese për investimet e kompanisë në Ballkan, për projektet në Shqipëri që janë shumë më të mëdha sesa aksionet e një hoteli në kryeqytet, kam ndërmjetësuar dhe kam qenë e pranishme në takimin e Sandesara me kryeministrin e Kosovës, dikurse edhe me Kryeministrat dhe Presidentet e rajonit dhe jo vetëm”.

Madje bukuroshja ka treguar se është duke lobuar për njohjen e Kosovës nga Nigeria bashkë me miliarderin e njohur.

“Kam qenë në Nigeri dhe po punojmë fort për njohjen e Kosovës nga Nigeria, një gjë që nuk ka arritur të bëj akoma asnjë Ministër i Punëve të Jashtme, Kryeministër a President, përkundër shumë përpjekjeve ndër vite, madje disa nga ata e shohin të pamundur, duke ditur vështirësitë e njohjes së shtetit më të fuqishëm afrikan”.

Në fund ajo ka folur edhe për përfoljen që i është bërë, e ku është thënë se ajo është në lidhje me miliarderin indian.

“Jo çdo marrëdhënie mashkull-femër është marrëdhënie dashurie, ekzistojnë edhe miqësi, marrëdhënie pune e familjare, e familja Sandesara për mua janë familja e dytë”, ka shkruar Vuthaj.

Ajo ka thënë se në asnjë moment nuk e ka fshehur këtë lidhje me ta, madje është parë në çdo restorant të Tiranës e Prishtinës.

“Kam fluturuar me #PrivatJet nga Tirana për në Europë dhe kam ateruar edhe në Prishtinë, jo vetëm me zotëriun në foto/video por edhe me bashkëshorten e tij, motrën e saj e vëllaun e djalin e tij dhe stafin e tyre. Dhe për fund, nëse do të zgjedhja një të dashur miliarder, do e zgjedhja djalin e z. Sandesara, trashëgimtarin e vetëm të një nga familjeve më të pasura në botë, por mbetem akoma tek fjala e ime, tek kombësia shqiptare”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë se sot për Agnesa Vuthajn u tha se është në lidhje me një miliarder 57 vjeçar dhe u tha se ai pritet ta blejë një hotel në Shqipëri, i cili do të jetë në pronë të bukuroshes kosovare. /GazetaExpress/

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte