Lajme
Agnesa Vuthaj bëhet pjesë e projektit hollivudian
Emri i modeles së njohur shqiptare Agnesa Vuthajt, po i kalon kufijtë shqiptarë. Bukuroshja është bërë pjesë e një projekti ndërkombëtar për të cilin po shkruajnë edhe mediat e huaja.
CNN ka transmetuar një intervistë të Valeria Altobelli, si ideatore e këtij organizimi që ka bërë bashkë bukuroshet ndër vite të “Miss World”. Kënga e Diane Warren, “I’m Standing With You”, do të këndohet në shumë gjuhë të botës dhe në gjuhën shqip do ta këndojë Agnesa Vuthaj.
Qëllimi i këtij projekti është për të ngritur zërin kundër abuzimit e diskriminit të fëmijëve dhe femrave.
“E lumtur të isha pjesë e një projekti kaq të veçantë. Versioni ndërkombëtar i këngës “I’m standing with u”, kënga e Diane Warren e nominuar për Oscar tashmëe kënduar në 6 gjuhë, folur në 15 dhe shkruar në 23. “Unë jam me ty është një projekt bamirësie që do përkrah gratë në gjithë botën”, ka shkruar Agnesa.