CoVid-19
Akuzon mediat për panik, Rama-shqiptarëve: Do vuajmë, s’do hani e pini si më parë
Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej Covid-19. Rastet me të infektuar po shtohen nga dita në ditë.
Së fundmi në lidhje me këtë gjë ka folur edhe kryeministri Edi Rama. Ai ka thënë se Covid-19 është një luftë që do të zgjasë shumë.
Gjatë një lidhje me “Skype” në emisionin “Real Story” Rama deklaroi edhe se po përgatiten për të marrë masa për variantin më të keq.
Rama u shpreh kështu:
Askush nuk e di sa do të zgjasë, por të gjithë marrim masa. Ne jemi të detyruar të marrim masa për variantin më të keq. Kur kapacitetet tona spitalore do të ezaurohen, ne duhet të kemi kapacitete të tjera dhe do t’i kemi me patjetër.
Më tej ai tha edhe se shqiptarët nuk mund të vazhdojnë të hanë dhe të pinë si më parë dhe se do vuajmë por do ia dalim.
Fjala e tij:
Nuk mund të vazhdojnë të hanë dhe të pinë si më parë. Do do vuajmë, po do t’ja dalim. Nuk di unë unë inkuranjim tjetër unë.
Kujtojmë këtu se Rama ka akuzuar shpesh herë mediat se po përhapin panik, ndërkohë që vetë u thotë shqiptarëve se nuk do hanë dhe nuk do pinë si më parë.