Lajme
Albin Kurti i bën ‘diss’-in Erion Veliajt, anulon papritur takimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një vizitë blic në Tiranë ku ka realizuar disa takime. Në axhendë ishte parashikuar edhe takimi me kryebashkiakun Veliaj, por Kurti e ka anuluar atë.
Mësohet se në takim Veliaj do ti dorëzonte Çelësin e Tiranës Kurtit, por ky i fundit është larguar për shkak të angazhimeve të tij në Kosovë. Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës takoi homologun e tij, ku në fakt zgjati më shumë seç duhej.
Edhe me Bashën ai zhvilloi një takim, ku kryedemokrati i bëri edhe një premtim atij.
Kurti kishte planifikuar që me takimet në Shqipëri, me homologun Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, presidentin Ilir Meta dhe liderin e PD-së, Lulzim Basha do t’i mbaronte deri në orën 12:40, kur edhe do të nisej drejt pikës kufitare të Morinës.