Lajme
Alketa foli 2 minuta më shumë në ‘Sanremo’, reagon Amadeus
Alketa Vejsiu ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin italian “Porta a Porta”, së bashku me prezantuesin italian dhe drejtuesin artistik, Amadeus.
Kur u pyet nga prezantuesi Bruno Vespa për momentin kur zbriti dhe ngjiti dy herë shkallët në festival, Alketa u përgjigj:
“I zbrita, i ngjita dhe i zbrita sërish. Duhej të vidhja dy minuta sepse ishin 20 vitet e jetës sime në televizion në Shqipëri që doja të lija një shenjë modeste, por ai është një xhentëlmen dhe gjëja që duhet të mësojmë të gjithë për Amadeus është që, kjo përulësi të prek”.
Lidhur me këtë foli edhe Amadeus i cili u shpreh se këto të papritura e bënë festivalin special.
“Një fitore e ‘Sanremo’-s është fitore e të gjithëve. Unë bëj një analogji me futbollin sepse e dua shumë futbollin. Kur një skuadër fiton, merita është e sulmuesit, merita është e mesfushorit, por, merita është e të gjithë skuadrës. Nëse elementët janë prezantuesit, të ftuarit, të rinjtë, këngët në garë, nëse të papriturat nuk do të kishin ndodhur, nuk do të ishte i njëjti festival. Ky është festivali, secili prej nesh ka dhënë kontributin e tij për të bërë këtë festival”, u shpreh Amadeus.