Rozë
Alketa shumë e penduar pas sh.errit me Verën, flet për herë të parë për krisjen mes tyre për Elvanën
Moderatorja Alketa Vejsiu ka prekur sërish ceshtjen qe mori shume vemendje pas festivalit të Këngës.
Për herë të parë ajo ka zbuluar në emisionin “Ilva Now” se u pendua që bëri veçimin mes Arilena Arës dhe Elvana Gjatës pas përfundimit të Festivalit të RTSH-së.
Ajo tha se mund të mos kishte reaguar në atë mënyrë, pasi shqiptarët nuk kanë nevojë për përçarje.
“Mund të isha rezervuar dhe mund ta kisha shmangur, s’është e mirë se bëri një ndarje të publikut. Boll të ndarë janë shqiptarët për shkaqe të tjera. Unë nuk bëj politikë, por art”, u shpreh moderatorja.
Më pas e pyetur për marrëdhinien me Arilenën, Alketa zgjodhi të japë një përgjigje të zgjuar, duke mos lënë të kuptohet shumë.
“Në fund sesa të merrem me këtë pjesë të merrem që bëmë një festival që e riktheu”, tha Alketa.
Moderatorja u pyet edhe për marrëdhënien me regjisoren Vera Grabocka, nëse pati një k.rizë mes tyre.
Biseda:
Tare: Raporti me Verën?
Vejsiu: Është një pyetje që i bëhet dy njerëzve që duhen. Është një raport shumë solid që do të jetojë me ne sa të jemi në këtë jetë.
Tare: Pati krisje?
Vejsiu: Pati diskutime. Eksperienca e Verës dhe dëshira ime për ovacion pati përplasje.