Rozë
Almeda Abazi dhe Tolgahan lirojnë nga pagesa qiraxhinjtë e nëntë shtëpive të tyre për shkak të virusit COVID-19
Çifti i njohur, Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman, së fundmi kanë marrë një vendim të përbashkët për të ndihmuar njerëzit në gjendjen alarmante të krijuar për shkak të coronavirusit.
Sipas mediave në Turqi, ata kanë liruar nga pagesa qiraxhinjtë e tyre, në disa prej pronave që çifti ka në Turqi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në një postim të bërë nga EnMagazin në Instagram, ata citojnë gazetën e famshme turke, “Hürriyet Gazetesinin”, si burim të informacionit për këtë vendim të çiftit.
View this post on InstagramA post shared by EnMagazin (@ennmagazinn) on
“Tolgahan dhe Almeda kanë vendosur që të mos e marrin qeranë për 9 shtëpitë e tyre, tre në Amerikë dhe të tjerat në Turqi”, shkruajnë ndër të tjerash mediat turke.
Çifti përndryshe jetojnë së bashku në Stamboll dhe janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan. /Telegrafi/
View this post on InstagramBende paylasmasam olmazdi benim asklarimi🥰❤️
A post shared by Almeda Abazi Sayışman (@almeda92) on