Lajme
Almeda Abazi përlotet në emision kur kujton operacionin e djalit
Dy muaj më parë mediat turke raportuan se djali i Almedës dhe Tolgahanit i është nënshtruar një operacioni, lajm ky që e tronditi publikun. Së fundmi Almeda ishte e ftuar në një emision në kanalin turk “Kanal D”, ku ka folur për operacionin e Efehanit dhe është përlotur kur ka kujtuar atë moment të vështirë.
“Kalova ditë shumë, shumë të vështira. Kishte një kist, unë nuk e dija që edhe bebeve mund t’i ndodhte. Vura re një ënjtje, thashë me vete ‘Çfarë është kjo?’ dhe ia tregova Tolgës. Më thonin nuk është asgjë, por mua më ngeli mendja aty. E çova djalin tek doktori dhe më thanë që ishte një kist i vogël. U shokova! Doktori tha që nuk është shumë e rëndësishme, me një operacion e heqim. Operacion thashë? Ai është akoma i vogël”, tregoi Almeda, transmeton xing.al.
Pas kësaj, moderatorja vazhdoi ta pyeste bukuroshen shqiptare sesi u ndje në momentin kur Efehan hyri në operacion. Almedës i rrodhën lotët dhe i tha: “Ndërrojmë temën”. Më vonë Almeda tregoi se tani Efehan është mirë dhe gjithçka kaloi me aq./Xing.al