Lajme
Alpinisti realizon foton e magjishme, aureola e akullt krijohet rreth diellit në Alpet e Francës
Një fotograf ka arritur të kapë një imazh të magjishëm, në të cilin shfaqet një aureolë akulli e formuar e plotë, në Alpet e Zvicrës. Michael Schneider është fotografi zviceran i cili ishte duke bërë ski një mëngjes nëntori, kur mjegulla u pastrua dhe në qiell u formua një rreth i plotë rreth diellit si pasojë e ngrirjes së menjëhershme të akujve.
Unazat e akullit ishin në fillim pak të zbehta, por u bënë gjithnjë e më rrezatuese. Imazhi u formua i plotë, deri sa dielli dhe skajet e malit Hörnligrat u përshtatën tërësisht në një rreth.
Michael e dinte se duhej të dokumentonte këtë moment të magjishëm, ndaj nxori nga xhepi iPhone 11 dhe arriti të realizonte atë që pa dyshim do të jetë një nga fotot më të bukura të realizuara gjatë këtij dimri.
Duke folur për skenën e magjishme, Michael tha:
Menjëherë e kuptova se aureola u krijua si pasojë e dritës së diellit. Fillimisht ishte shumë e zbehtë, por më pas u qartësua tej mase. U magjepsa nga dy unazat që u krijuan rreth duellit dhe refleksioni i dritës. Ishin thjeshtë mahnitëse”.