CoVid-19
Anglia jep dritën jeshile për botën: Vaksina kundër COVID-19 do të jetë gati në janar!
Një mjeke në Angli ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë botën. Me tone të sigurta, Dr Melanie Saville ka deklaruar se vaksina e koronavirusit të ri, COVID-19 mund të jetë e disponueshme në janar të 2021.
Mjekja ka deklaruar se fillimisht vaksina do të aplikohet tek personat më të rrezikuar, fillimisht tek mjekët dhe tek të prekurit, duke vazhduar pastaj në masë.
Firma që po punon për vaksinën ka marrë 210 milion fonde të ndihmës në Mbretërinë e Bashkuar pas një samiti virtual G20, dhe po financon 8 prova vaksinimi në nivel global.
Rikujtojmë se në Britaninë e Madhe janë prekur 22,141 njerëz, ndër to edhe kryeministri Boris Johnson, dhe viktima janë shënuar 1,408 njerëz.
Burimi: Daily Star| Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania