Rozë
Arbana Osmani merr dhuratën më të bukur nga djali
Arbana Osmani përpos një moderatore e suksesshme është edhe një nënë shumë e përkushtuar ndaj djalit të saj, Jonit. Me rastin e festës së 8 Marsit, Joni e ka surprizuar Arbanën me një dhuratë shumë të bukur.
Vogëlushi i ka dhuruar të ëmës një ka rto linë ku i shpreh dashurinë ndërsa Arbana shprehet se është një nënë shumë me fat.
“Mami e di që ti më do nga mënyra sesi kujdesesh për mua. Ti më përqafon dhe më flet butë. Kur kam nevojë për ty, ti je gjithmonë aty. Mami, do të të dua gjithmonë. Nga zemra, dua të të them se jam me fat që je mami im. Gëzuar Ditën e Nënës”, shkruan Joni.
Më pas Arbana ka postuar edhe një foto ku tregon se ditën e sotme po e kalon me Jonin në kinema.