Lajme

Ardit Gjebrea befasohet nga e ftuara, merr surprizën që nuk e kishte menduar kurrë

Posted on

Sot në rubrika “Ka një mesazh për ty” në Tv Klan ishte e ftuar zonja Valbona e cila tregoi historinë e saj.
Ajo kishte ardhur në studio për t’i bërë një surprizë djalit dhe nuses së tij. Në filim, ajo tregon se djali i saj quhet Ardit dhe për një arsye të veçantë.

Valbona dhe nëna e saj gjithmonë e kanë pëlqyer pa masë Ardit Gjebrean, prandaj vendosën që ta quanin dhe djalin e saj me këtë emër. Padyshim kjo ishte një surprizë mjaft e bukur për moderatorin

Valbona: Familja ime përbëhet nga burri, dy djemtë dhe prindërit e burrit. Kemi dy djemtë, Andin dhe Arditin. Arditit i kemi vënë emrin tuaj se unë dhe nëna ime ju kemi pëlqyer pa masë.
Ardit Gjebrea: Më ka ngjarë ndonjë çik Arditi? I pëlqen muzika, arti, televizioni?

Valbona: Arditi është një djalë shumë i mirë, shumë zemërgjerë, shumë i dashur dhe bën shaka.

Ardit Gjebrea: Po televizioni i pëlqen?
Valbona: Jo dhe aq, nuk i pëlqen. Nuk i pëlqen në kuptimin e fjalës që kur bëj ndonjëherë shaka do të çoj tek Arditi, jo vetëm atje jo. Unë kam shumë dashuri që atë ta sillja këtu.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte