Lajme

Ardit Gjebrea emocionohet në emision: Unë jam një lum lotësh përbrenda

Posted on

Ditën e sotme ‘Ka një mesazh për ty’ solli historinë e zonjës Besnike, e cila prej 24 vitesh nuk mund ta shohë dot vëllain e saj në sy. Për shkak të vështirësive ekonomike, ajo i kishte kërkuar të vëllait, lekët për të blërë një shtëpi. Ai ia kishte dhënë pa asnjë hezitim, mirëpo zonja Besnike nuk kishte mundur t’ia kthente sërish.

I prekur nga kjo histori, Arditi është emocionuar në studio dhe ka treguar se të qenurit prezantues ndonjëherë mund të jetë shumë e vështirë.  Moderatori ka rrëfyer se sa herë që dëgjon të tilla histori, qan përbrenda.

Ardit Gjebrea: Nuk i bëtë dot lekët?

Besnike: Nuk i bëmë dot lekët kurrë. Unë falë jush, se nuk e mora kurrë guximin. I kisha shumë qejf njerëzit që vinin dhe jepnin mesazhe, kështu në televizion, kur i shikoja nuk di çfarë të them. Gjithmonë thoja ta çoj dhe unë vëllain atje, sepse ai e meritonte faktikisht se më kishte bërë një gjë kështu..

Ardit Gjebrea:  Po ai vëllai sa herë në muaj të thotë ty: Po ato lekët kur do m’i japësh?

Besnike: Asnjëherë! Prandaj edhe kam ardhur më shumë këtu sepse vëllai sot edhe 24 vjet, atë muhabet nuk e zuri asnjëherë në gojë.

Ardit Gjebrea: As larg e larg?

Besnike: Jo, jo dhe nuk më ka pyetur njëherë: O Besnike çfarë u bë me ato lekët? Ato kushërinjtë e burrit nuk mundën t’ju drejtonin pak. Se me thënë të drejtën kjo është edhe pak neglizhenca jonë, për burrin tim në rradhë të parë që duhet të ishte marë pak më shumë me këtë çështje.

Ardit Gjebrea: Pse nuk e thirre burrin këtu, ta kishe bërë për një lek?

Besnike: E donte, se kam 24 vjet që rri me këtë brengë, e donte por hajt mo!

Ardit Gjebrea: Po ja falim?

Besnike: Ehe, po ja falim. Edhe ishte dhe pak neglizhenca jonë ta them, edhe pak ne besuam. Dhe ne ngelëm dhe pak kështu si mbas dore, më ngelën gocat pa shkollë, se burri punonte, po vetëm ushqeheshim nuk është se na mbetën të ardhura. A e di çfarë pike kam në zemër, nuk e ke idenë, prej kësaj gjëje. Sepse ndoshta ne po të kishim marrë pak kompesim atje, do të rregulloheshim nga një anë dhe do të kishin ecur edhe fëmijët pak më përpara. Edhe nusja e vëllait, edhe fëmijët e vëllai s’ma thanë asnjëherë.

Ardit Gjebrea: Edhe ata asnjëherë?

Besnike: Asnjëherë! Bëjnë sikur nuk e dinë. Prandaj kam shumë peng Ardit. Unë nuk e shikoj dot vëllain në sy, bëhet një dasëm, bëhet një gjë. Të blesh një gjë nuk kam mundur.

Ardit Gjebrea: Se të duket dikur e ble me lekët e tij?

Besnike: Po!

Ardit Gjebrea: Të të them diçka një sekret. Është shumë e vështirë kur dëgjon kështu gjërash dhe sidomos në momentet kur ti përlotesh, që unë ta mbaj veten, si me thënë.

Besnike: Unë me zor si e kam mbajtur këtu brend, se nuk desha.

Ardit Gjebrea: Duhet gjithmonë të dini që sa herë përloteni aty, unë këtu brenda jam një lum me lotë, domethënë. Mundohem, sepse ne jemi prezantues dhe nuk duhet të dorëzohemi përballë telekamerave, por ndonjëherë është e pamundur.

Burimi: “tvklan.al”

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte