Lajme

Ardit Gjebrea përlot të gjithë me dedikimin për Nexhmije Pagarushën

Posted on

Ditën e sotme legjenda e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha u nda nga je ta pas lu ftës me një së mundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh. Ndarja nga je ta e këngëtares pikëlloi publikun e personazhet e njohur që patën fatin ta njihnin nga afër, siç është edhe Ardit Gjebrea. Moderatori shumë i dashur për publikun ka postuar një foto krah këngëtares së madhe dhe i ka prekur të gjithë me dedikimin.

“Unë sot dua të të kujtoj kështu dhe jo vetëm sot, por gjithë jetën. E mira, e ëmbla, lozanjarja ime. Të gjithë sot humbën artisten e madhe, njeriun e familjes, bashkëudhetaren speciale, ndërsa mua m’u këput filli që më lidhte me shpirtin binjak, me një shpirt si ai i yti që pata fatin ta njoh, ta jetoj dhe të ma falje sa herë isha dhe nuk isha me ty.
Kush tha që u shua bylbyli? Zë si i yti, është nga ata që e kanë jetën eterne. Më sëmbon zemra tani, por e di që je diku këtu, me mua, që aq shumë të dua!”, shkruan Arditi.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte