Lajme

Arjola dhe Enca shkëlqyen me veshjet në premierën e ‘I love Tropoja’

Posted on

Këtë të mërkurë në Pallatin e Kongreseve u mbajt premiera e filmit të shumëpritur ‘I love Tropoja’, me plot 5000 të ftuar në dy orare. Filmi vjen me regji dhe produksion të Ermal Mamaqit, skenar të Klaudia Brahimajt, Ermal Mamaqit e Besnik Mustafait.

Si asnjëherë tjetër, salla u mbush plot me personalitete të njohura. Kasti i mrekullueshëm i aktorëve kaluan në tapetin e kuq, ndërkohë që u pritën nga tupanët.

Aktorja e njohur, Arjola Demiri, e cila kishte rolin kryesor në film, shkëlqeu gjatë premierës. Ajo u shfaq e veshur me një fustan përrallor ngjyrë blu, të çarë nga njëra anë.

Një tjetër personazh që mori të gjithë vëmendjen ishte këngëtarja Enca Haxhia, e cila i ka habitur të gjithë me talentin si aktore. Ajo u shfaq e veshur me një fustan të kuq, me mangë të gjata, dekolte të hapur dhe të çarë në njërën anë.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte