Lajme
Arjola dhe Ermali japin njoftimin e rëndësishëm për policinë e shtetit shqiptar
Filmi më i komentuar i momentit “I love Tropoja” me regji të Ermal Mamaqit dhe skenar të Klaudia Brahimajt, Ermal Mamaqit dhe Besnik Mustafait, është pritur shumë mirë nga publiku dhe në Pallatin e Kongreseve ka një dyndje të madhe njerëzish, në çdo orar të transmetimit.
Së fundmi në një video të publikuar nga Ermali në llogarinë e tij të Instagramit, ai dhe Arjola kanë njoftuar se të gjithë policët e shtetit shqiptar përfitojnë bileta falas për të parë filmin “I love Tropoja”.
Për këtë mjafton që të jenë punonjës të policisë shqiptare, të paraqiten me një dokument te kasat e “Pallatit të Kongreseve” dhe kjo është një dhuratë simbolike nga ekipi i “I love Tropoja”!
2 orë buzëqeshje falas për ata që kujdesen 24 orë që të mos na mungojë buzëqeshja”, shkruan Ermali.
View this post on InstagramA post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial) on