Lajme
Avokatja e thotë “troç”: Pro*stitutat e luksit mbrohen nga njerëzit e pushtetshëm që shkojnë me to
Avokatja Enida Bozheku ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e së mërkurës sa i përket çështjes së pro.sti.tucionit në Shqipëri.
E ftuar në emision “Opinion”, Bozheku u shpreh se pr.ost.itutat e luksit nuk dënohet, pasi shkojnë me njerëz të pushtetshëm, të cilët i mbrojnë.
Ajo tha:
Pr.os.tituta e klasit, për aq kohë sa merr atë lloj shifrash do të thotë që shkon me njerëz të pushtetshëm ndërsa njerëz të pushtetshëm në një situatë, në të cilën pr.o.st.itucioni në të dyja anët është i ndaluar, do të thotë që mbrohet.”
Teksa komentoi mundësinë e legalizimit të pro.stitu.cionit në vend, avokatja theksoi se nëse kjo gjë do të ndodhte, do të zgjidheshin disa probleme thelbësore.
Sipas saj, legalizimi i pr.os.titucionin do të bënte të mundur kontrollin e moshës dhe shëndetin.
Po ashtu, Bozheku tha se një nga problemet e pro.st.it.ucionit janë edhe sëmundjet e transmetueshme seksualisht, teksa përmendi fenomenin e abortit.
Ajo shtoi:
E para kontrolli i moshës. Duhet të jetë një legalizim me rregulla. Kush do e ketë kontrollin, që janë organe të policisë, me kontrolle të herë pas hershme, në një sistem të monitoruar me kamera për ti siguruar jetën, sepse është konteksti i dhunës që ndodh. E dyta është problem shumë i rëndësishëm i shëndetit. Më parë u fol për një vajzë pr.ost.itutë që ka tre fëmijë, ajo i ka si pasojë se nuk është mbrojtur po kush garantin që nuk është mbartëse e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Sëmundjet seksualisht të transmetueshme janë problem, nëse pyesim në qendra shëndetësore gjinekologët kemi fenomene e abortit që lidhen me pro.st.itucionin. Legalizimi i rregulluar me forma ligjore që i përshtate kontekstit ligjor të vendit tonë, edhe moralit, duhet të kemi kujdes.”