Lajme

Banorët në një fshat të Kosovës bllokohen nga bora

Posted on

Për shkak të motit të ligë që po mbretëron tash e tri ditë në vendin tonë, shumë qytetarë kanë mbetur pa energji elektrike.

Derisa për shkak që trashësia e borës është më e madhe në zona rurale, banorët kanë mbetur edhe të izoluar në disa pjesë të vendit.

Një banor i fshatit Busavat të komunës së Kamenicës, ka postuar disa imazhe, ku tregon se si bora ka mbuluar oborrin e shtëpisë, duke pamundësuar lëvizjen dhe daljen jashtë.

Madje i njëjti ka thënë se ka kërkuar ndihmë nga një kamion i cili po pastronte rrugën, të cilit iu kishte lutur që ta largonte borën nga lagjja, por që shoferi i kishte thënë se kanë tender vetëm për asfalt.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte