Lajme
Basha u premton kuksianëve: Ditën e parë si kryeministër do të heqë taksën në Rrugën e Kombit
Kreu i PD, Lulzim Basha ka qënë i pranishëm në një takim me disa banorë të Kukësit. Gjatë takimit, ai i ka premtuar banorëve se ditën e parë të detyrës së tij si kryeministër do të heqë taksën e Rrugës së Kombit.
Gjatë bisedës ai ka ngritur edhe shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria.
Taksa e Rrugës së Kombit u vendos afro dy vite më parë, e cila u shoqërua edhe me protesta të shumta.
Basha u shpreh:
Varfëria po e bën Kukësin dhe Shqipërinë të pajetueshme për të gjithë qytetarët dhe pa shpresë për të rinjtë. Do të ringremë ekonominë dhe do të zhdukim fenomenin e largimit të rinisë. Zhvillimi i ekonomisë i jep zgjidhje njëherë e përgjithmonë largimit të shqiptarëve”
Basha u premton kuksianëve: Ditën e parë si kryeministër do të heqë taksën në Rrugën e Kombit on Vidnews.