Lajme
BBC do të prodhojë së shpejti një serial për aktivisten Greta Thunberg
BBC njoftoi se do të prodhojë së shpejti një seri dokumentarësh me aktivisten 16-vjeçare suedeze për ndryshimet e klimës, Greta Thunberg.
Seriali do të prodhohet nga Njësia Shkencore në studiot e BBC, e cila do të pasqyrojë aktivitetet e adoleshentes 16-vjeçare në të gjithë botën.
Në njoftimin e BBC, thuhet se aktivistja Greta Thunberg udhëheq çështjet për ndryshimin e klimës në disa nga vendet më të jashtëzakonshme në botë, dhe jep sugjerime për vendimet që duhet të merren për të kufizuar ndryshimin e klimës dhe parandalimin e dëmeve që shkaktohen prej saj.
Po ashtu në njoftim thuhet:
Shkencëtarët në të gjithë botën pajtohen që rritja globale e temperaturës duhet të kufizohet në 1.5 gradë, për të na dhënë mundësinë më të mirë për të shmangur pasojat katastrofale natyrore.”
Në udhëtimet e saj, Greta takon jo vetëm shkencëtarë, por edhe udhëheqës politikë dhe linja të mëdha biznesi, duke eksploruar provat shkencore me ta, dhe duke i sfiduar ata që ndryshojnë politikat e tyre.
Seriali i ri do të përshkruajë fushatën e adoleshentes suedeze, ku ajo po përballet me “pasojat e mosveprimit”.
Në këtë serial gjithashtu do të prezantohet edhe profili i Gretës dhe fjalimet që ajo shkruan, të cilat sipas BBC transmetohen dhe analizohen në të gjithë botën.
Kujtojmë këtu që një javë më parë aktivistja suedeze u nominua për çmimin Nobel për Paqen.
Burimi: LADbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania