Lajme

Befasi në Kosovë: Drejtorët e një komune mbajnë mbledhje me veshje kombëtare

Posted on

Mbledhja e bordit të drejtorëve të Gjilanit, të premten ishte më e veçantë.

Përpos plot temave të rëndësishme që u diskutuan, Lutfi Haziri – kryetar, Arbër Ismajli – nënkryetar dhe drejtorët komunalë, u veshën në mënyrë tradicionale, transmeton JOQ Kosova.

Kjo ngjarje shënon fillimin e aktiviteteve në shënim të 12 vjetorit të shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Gjilani, me këtë rast, i bën thirrje të gjitha institucioneve qëndrore dhe lokale të festojnë tradicionalisht.

Moto e Gjilanit në vigjilje të përvjetorit të shpalljes së pavarësisë është – ’12 vjet, më i bukuri shtet!’

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte