Lajme
Bejtja i kthehet ambasadores amerikane: Ke ngatërruar popull, kemi rrobat e banjos me flamurin amerikan
Gazetari Andi Bejtja ka reaguar në lidhje me një postim të ambasadores Amerikane në Tiranë, Yuri Kim për manifestimin e mbajtur në mbrojtje të Kushtetutës, i thirrur ky nga Ilir Meta.
Sipas asaj që u tha ambasadorja ishte e befasuar që Meta kishte ngritur flamurin amerikan në këtë tubim. E në lidhje me këtë Bejtja shkruan se ambasadorja ka ngatërruar popull dhe se Meta e bëri të qartë se ai po po përshëndeste shqiptarët e ardhur nga USA.
Këtë reagim gazetari e ka bërë me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Po ashtu mes rreshtash gazetari ka shkruar se ka nga ata shqiptarë që flamurin amerikanë e mbajnë në ballkone dhe se ka vajza dhe gra shqiptare që i kanë rrobat me flamurin amerikan.
Postimi i plotë:
Këtë punën e Juri Kim për punën e Flamurit Amerikan të valëvitur në manifestimin për Kushtetutën kur e Meta e bëri të qartë që po përshëndeste shqiptarët e ardhur nga USA vështirë ta shpjegosh…. Madje ka ngatërruar dhe shumë popull: duke filluar që nga ata që e mbajnë flamurin amerikan në ballkone dhe në ditën e hashures si dhe ato femra që i kanë rrobat e banjos me flamurin amerikan.