Lajme
Betonizohet edhe “Rana e Hedhun” në Shëngjin, hidhen kollonat e resortit
Ndërtimet pa kriter janë një nga tiparet negative që bregdeti jonë i tregon çdo pushuesi shqiptar dhe turistëve të huaj.
Pallate me kate të larta, resorte pranë dhe mbi bregun e detit janë pamjet që të shfaqen më së shumti përpara syve.
Lejet e ndërtimit të këtyre ndërtimeve, dihet sesi janë dhënë por askush nuk reagon, dhe aq më pak të mbajë përgjegjësi. E një rast ndërtimi, në një nga bregdetet më të bukura në Shqipëri, tek Rana e Hedhun në Shëngjin ka mbërritur në redaksinë e JOQ ALBANIA.
Një qytetar ka denoncuar hapur ndërtimin e një resorti që po bëhet pranë këtij bregdeti. Ai shprehet se ndërtimi i këtij resorti po shkatërron natyrën dhe po prish bukurinë e këtij peisazhi kaq të mrekullueshëm.
Qytetari shkruan:
Persh JOQ, jeni faqja me e ndjekur. Po behen ndertime ne zonen me te mire te Shëngjinit, tek Rana Hedhun. Mesa duket kan vendosur ta shkatrojne natyren ate qe na i ka falur zoti,por mesa duket ksaj firme ja ka dhen trashigimi i ati ne testament.”