Lajme

Bie në lumë me makinë 10 minuta pasi mori patentën

Posted on

Një burrë në qytetin jugor të Kinës, Zunyi, ka bërë aks ident me makinë duke rënë në lumë së bashku me mjetin.

Zhang sapo kishte marrë patentën për drejtimin e mjetit por duket se nuk është treguar i kujdesshëm dhe në momentin që ishte duke drejtuar makinën si një shofer i ri, ka tentuar të lexojë mesazhet në celular.

Është ky çasti kur burri ka humbur drejtimin e timonit duke përfunduar në lumë bashkë me makinën e tij.

Për fat të mirë ai nuk ka pësuar asgjë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore përveçse ka dëmtuar makinën e tij akull të re.

Nuk kishin kaluar as 10 minuta nga momenti kur Zhang ishte bërë me patentë por që si duket u nxitua pak më shumë nga sa duhej me drejtimin e mjetit duke thyer menjëherë një nga rregullat e qarkullimit rrugor i cili nuk lejon përdorimin e telefonit në timon.

E bukura e gjithë kësaj është se Zhang po tentonte të lexonte mesazhe urimi që vinin në celular nga miqtë e tij.

Ata e uronin për patentën…

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte