Lajme

Bom.ba energjetike e shëndetit. Receta më e mirë për trupin

Posted on

Nëse jeni të lodhur dhe shpesh ndjeni se nuk keni energji të mjaftueshme, provoni të bëni këtë recetë. Përbërësit kryesorë janë hudhër, vaj ulliri, mjaltë, çaj jeshil, piper, rrëshirë dhe uthull molle.

Hudhra ka cilësi të mahnitshme antibakteriale, antivirale, antifungale, antiparazite dhe antioksidant. Vaji i ullirit dhe bimët me përmbajtje të tij, si antioksidant mbron qelizat duke vonuar plakjen, ka ndikim anti – inflamator, si dhe redukton rrezikun e kancerit.

  • Përbërësit e eliksirit rus:
  • -2 lugë hudhre të copëtuar mirë
  • -3 lugë vaj ulliri
  • -5 lugë mjaltë natyror tërfili
  • -1/4 e filxhanit çaj i gjelbër i vluar mirë
  • -½ lugë çaji specit të kuq
  • -½ lugë çaji me rrëshirë natyrore – është e mirë nëse është lloji i drurit të butë si pisha, bredhi ose të ngjashme
  • -1 lugë uthull molle

Shënim: Që të keni sukses duhet t’i përmbaheni dozës së caktuar të përbërësve.

Përgatitja: Fërgoni hudhrën në vaj ulliri për një minutë. Shtoni të gjithë përbërësit e tjerë dhe zieni me ngrohje të ulët të gjitha për rreth pesë minuta. Hiqni nga të nxehtit dhe leni të freskohet, pastaj vendoseni në një kavanoz qelqi, mbyllni kapakun dhe lëreni në frigorifer.

Trajtimi: Merrni 1 lugë çaji çdo ditë, gjithmonë në të njëjtën kohë. Nuk ka lidhje nëse jeni duke marrë eliksirin para ose pas ushqimit. Do ju befasojë papritur fluksi i madh i energjisë dhe përmirësimi i shëndetit. Kjo është një reçetë nga libri i akademikes ruse Ludmila Grigorijevne Puçko.
Shënim: Sipas Ayurveda, mjalti nuk është mirë të ngrohet sepse ai bëhet toksik dhe është ndoshta më mirë për ta shtuar atë në fund.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte