Lajme

“Borë dhe akull, dimër 12 muaj, temperatura deri në -50 gradë…” shkencëtaret bëjnë paralajmërimin: Ja çfarë e pret Tokën

Posted on

Toka mund të përballet me një mot shumë të ftohtë dhe stuhi dëborë gjatë 30 viteve të ardhshëm, pasi pritet të hy në “Mini-epokën e Akullnajave”, ka paralajmërua një shkencëtar.

Sipas “The sun” i ftohti do të shkaktohet pasi Dielli do të hyjë në një “letargji” natyrale, ndërsa kjo pritet të shkaktojë mungesa të ushqimit dhe temperaturat do të bien në të gjithë planetin.

Sipas shkencëtarëve, Toka do të përballet me një minimum nxehtësie diellore, ku Dielli do të përçojë më pak energji se zakonisht në planetin tonë. Sipas NASA-as, në 2020 Dielli do të arrijë aktivitetin e tij më të ulët që prej 200 vjetësh.

Kjo do të bëjë që temperaturat mesatare të bien deri në 1C që mund të zgjasë për 12 muaj.

Minimumet diellore janë pjesë e ciklit natyror të jetës së Diellit dhe ndodhin një herë në 11 vjet. Sidoqoftë, pritet që në ditët e vitit 2020 të jetë veçanërisht më ftohtë.

Kjo sepse shënon fillimin e një ngjarje të rrallë të njohur si një Grand Solar Minimum, në të cilën energjia e lëshuar nga Dielli bie edhe më shumë se zakonisht. Kjo ndodh vetëm një herë në 400 vjet, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se në rajonet e ftohta, temperaturat mund të shkojnë deri në -50 gradë.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte