Lajme

Çfarë ndodh me organizmin tuaj nëse e mbani shpesh urinën?

Posted on

Na ndodh të gjithëve që në një moment apo në një tjetër ta neglizhojmë procesin e të vajturit në tualet për të urinuar. Ka moment kur mund të jemi duke punuar, duke parë një film apo duke qëndruar me njerëz para të cilëve na vjen turp të largohemi.

Mirëpo kjo gjë nuk duhet të ndodhë shpesh pasi duke mbajtur urinën ne i bëjmë shumë dëm organizmit dhe më së shumti veshkave.

Të urinuarit është një nga proceset fiziologjike më të rëndësishme në trupin tonë ku nxirret jashtë uji i tepërt dhe mbeturinat nga gjaku që depozitohen në fshikëz. Veshkat bëjnë gjithë procesin e filtrimit dhe normalisht fshikëza mund të mbajë deri në 500 ml ujë, por në qoftë se bëni zakon mbajtjen e urinës për periudha të gjata kohore, ju mund të “ushtroni” fshikëzën tuaj në mënyrë që të mbani edhe më shumë.

Sipas The Indipedent fshikëza juaj nuk është e vetmja , muskujt e së cilës zgjerohen pasi dhe ato të sfinkterit lirohen ! Këto janë muskujt që lidhin pjesën e uretrës me fshikëzën dhe nëse këto të fundit sforcohen ,brenda pak viteve ju nuk do të jeni të aftë më të mbani urinë pasi mund të humbni kontrollin.

Dhe meqenëse fshikëza juaj është në thelb një qeskë në të cilën grumbullohen mbeturinat e trupit, është terreni i përsosur i shumimit të baktereve të dëmshme . Formimi i gurëve në veshka është një tjetër problem serioz që shkaktohet nga moskryerja e nevojave personale.

Megjithatë këto problem shëndetësore nuk shfaqen menjëherë por më së shumti shfaqen në rastet kur e bëni zakon të përditshëm.

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte