Lajme
Çfarë ngjashmërie: Elvana Gjata dhe këngëtarja shqiptare qenkan identike
E kishit vënë re që këngëtaret shumë të dashura nga publiku, Elvana Gjata dhe Besa Kokëdhima, ngjajnë si i njëjti person në profil? Këtë e ka demostruar më së mirë, një foto e publikuar nga Besa në profilin e saj të Instagramit.
Në foton në fjalë, Besa shihet e sapo zgjuar në mëngjes dhe në krevat pranë saj ndodhet një mace. “Kafshët janë engjëj me pelush”, shkruan ajo. Ndjekësit e këngëtares kanë vënë në dukje ngjashmërinë e madhe që Besa ka me Elvanën dhe në të vërtetë dy vajzat duken identike. Këtë mund ta shihni me sytë tuaj në foton e mëposhtme dhe mos harroni: Është Besa, jo Elvana!