CoVid-19

COVID-19 i ka shkatërruar mushkëritë, e reja shtatzënë: Po luftoj për jetën time e të fëmijës!

Posted on

Koronavirusi po i rrezikon jetën nënës së 3 fëmijëve dhe bebit të saj i cili ende nuk ka ardhur në jetë.

Një nënë shtatzënë ka postuar në rrjetet e saj sociale një video ku shpërthen në lot pasi sapo i është dhënë lajmi se është prekur nga COVID-19.

Shtatzënë në javën e 26, nëna e tre fëmijëve të tjerë, Karen Mannering, 39 vjeç nga Herne Bay, Kent, frikësohet për jetën e saj dhe atë të fëmijës që pret.

E përlotur në spital ajo thotë:

Sapo më thanë se jam e infektuar me COVID-19, jam shtatzënë në javën e 26 dhe po luftoj për jetën time dhe të fëmijës. Kam ardhur në spital që të shtunën, më thanë që virusi më ka shkaktuar Pneumoni në të dyja mushkëritë.

39 vjeçarja u bën thirrje njerëzve të mos dalin nga shtëpia, të mos e përhapin virusin pasi po luajnë me jetën e të tjerëve.

E reja shton se në shtëpi ka 3 fëmijë dhe bashkëshortin që po e presin por ajo as që mundet t’i takojë ato, pasi po lufton në spital për jetë pasi u prek nga COVID-19.

Burimi: Daily Mail Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Click to comment

MË TË LEXUARAT

Copyright © 2020 Gazeta Korrekte